Deri tani, përmbajtja në Bibliotekën e Ungjillit ishte e orientuar drejt personave në moshë madhore, pa ndonjë vend të veçantë që fëmijët të gjenin materiale vetëm për ta. Ky burim i ri digjital u krijua që fëmijët të jenë në gjendje të lundrojnë vetëm dhe është i hartuar për të qenë përfshirës për fëmijët me ilustrime dhe butona të përshtatshëm për fëmijët.
Presidentja e Përgjithshme e Fillores Motra Kamill N. Xhonson tha: “Ne kemi besim se përmbajtja për fëmijët në Bibliotekën e Ungjillit do ta forcojë besimin e familjes suaj te Shpëtimtari, Jezu Krishti. Ajo do t’ju pohojë se ne jemi fëmijë të prindërve qiellorë dhe do të jetë një burim për të ftuar Shpirtin në shtëpinë tuaj.”

Çfarë Ka Brenda
Fëmijët mund të zbulojnë kategoritë vijuese:
Ka më shumë materiale në dispozicion në disa gjuhë. Përmbajtja e plotë mund të gjendet në gjuhën angleze.

Për të gjetur seksionin e fëmijëve te Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit], shkoni te faqja kryesore e Bibliotekës së Ungjillit në kompjuterin apo telefon tuaj. Klikoni te Publiku. Më pas klikoni te Fëmijët. Kjo do t’ju çojë te përmbajtja.
Programi i Ri “Ungjilli për Fëmijët” në dispozicion në anglisht, spanjisht dhe portugalisht
Përveç Bibliotekës së Ungjillit, përmbajtje për fëmijët mund të gjendet edhe në një program të ri, të quajtur “Ungjilli për Fëmijët”. Ai ka katër seksione kryesore: Histori nga Shkrimet e Shenjta, Libra për Ngjyrosje, Materiale Filmikë për të Kënduar Njëherazi dhe Më Shumë Veprimtari. Modeli i thjeshtë dhe plot ngjyra i programit i lejon fëmijët që ta lundrojnë atë vetëm.
“Programi Ungjilli për Fëmijët është një burim i ri emocionues që i lidh fëmijët me Ungjillin e Jezu Krishtit”, tha Presidentja e Përgjithshme e Fillores Kamill N. Xhonson. “Kam besim se ai do të jetë një bekim për prindërit dhe fëmijët të cilët kanë uri për materiale për t’i ndihmuar familjet të qëndrojnë në shtegun e besëlidhjeve. Pres që muzika, historitë dhe veprimtaritë do ta ftojnë Shpirtin për të qenë pranë fëmijëve tanë të çmuar të Fillores.”
Ky program është tashmë në dispozicion për iOS dhe Android në anglisht, spanjisht dhe portugalisht. Disa veçori në Android janë ende nën zhvillim, por janë planifikuar që të publikohen më vonë në këtë vit.